Përshkallëzohet dhuna ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

13 nëntor 2018 | 11:22

Izraeli ka bërë me dije se avionët e tij luftarakë kanë goditur dhjetëra caqe të militantëve palestinezë në Rripin e Gazës, pasi militantët kanë hedhur 370 raketa në Izrael.

Së paku tre palestinezë janë vrarë nga sulmet në Gaza, ndërsa një civil është vrarë në një sulm me raketa në qytetin izraelit të Ashkelonit.

Edhe Izraeli, edhe Hamasi, i cili kontrollon Rripin e Gazës, kanë kërcënuar se do t’i përshkallëzojnë veprimet e tyre.

Vëzhguesit atje kanë thënë se ky është një nga raundet më serioze të luftimeve midis Izraelit dhe Hamasit që nga lufta e tyre më 2014.

Dhuna ka shpërthyer kur një mision i fshehtë izraelit është ekspozuar të dielën në Gaza.

Shtatë militantë palestinezë, përfshirë një komandant ushtarak të Hamasit, si dhe një anëtar të njësisë së fshehtë izraelite, janë vrarë gjatë këtij incidenti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Vedat Muriqi, ka thënë se Përfaqësuesja e Kosovës mund…