Personi që humbi jetën në aksident dyshohet se është një i burgosur i Smrekonicës
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një person e ka humbur jetën.
Merret vesh se i ndjeri është një i burgosur që po vuante denimin në Burgun e Smrekonicës . Dyshohet se ai kishte dal për të shkaur në punë pasi që ky institucion ua mundëson të burgosurve të dalin jashtë për të punuar.
Insajderi ka kontaktuar edhe drejtorin e burgut, Agron Thaçin por i njeti bëri të ditur se zyrtarisht ende nuk mund ta konfirmoj lajmin.
Personi i vdekur dyshohet se është Fatmir Sabit Ajeti.
Lajmin për vdekjen e tij ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Më datën 30.01.2024 rreth orës 07:23 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë (Bresje)”, ka thënë Kelani për Insajderin.
“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF”.
“Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarë të lartë nga Divizioni i trafikut, prokurori i rastit dhe njësitet tjera relevante”.