Përulje dhe nderim përgjithmonë për Afrim Bunjakun
25 shtator 2023
| 09:10
Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka nisur mëngjesin duke shpërndarë një fotografi të emblemës së Policisë së Kosovës në nderim të policit Afrim Bunjaku.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar përulje dhe nderim për policin Afrim Bunjaku.
“Përulje dhe nderim përgjithmonë për Afrim Bunjakun!”, ka shkruar Hoxhaj derisa ka publikuar edhe një fotografi të emblemës së Policisë së Kosovës.
Sot dimë që në Kosovë është shpallur ditë zie nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në nderim të policit të vrarë dje nga bandat terroriste serbe në veri të Mitrovicës, Afrim Bunjakut.”



