Fondacioni Golden Eagle ndan 30,000 euro për Policinë e Kosovës

25 shtator 2023 | 09:07

Pronari i FRUTEX-it, Shaqir Palushi i cili drejton fondacionin Golden Eagle, nga ndarë për Policinë e Kosovës, 30,000 euro. Palushi u ka bërë thirrje njerëzve të mirë që të kontribuojnë në këtë fond të krijuar për Policinë.

“Krahas sfidave me ndikim në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e shtetit dhe të shoqërisë, Policia e Kosovës duhet të posedojë edhe fondin e saj për ti mbuluar shpenzimet e familjeve të policëve të rënë në detyrë, apo të lënduar  dhe atyre që kanë probleme shëndetësore.”, ka shkruar ndër tjera Palushi.

Njoftimi i plotë i tij:

Fondacioni Golden Eagle bënë thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës dhe ndan 30,000 euro për këtë fond

Fondacioni Golden Eagle shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit policor  i cili ra në detyrë  në mëngjesin e sotëm.

Të vdesësh për atdhe, është sikur të rilindësh përsëri…

Krahas sfidave me ndikim në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e shtetit dhe të shoqërisë, Policia e Kosovës duhet të posedojë edhe fondin e saj për ti mbuluar shpenzimet e familjeve të policëve të rënë në detyrë, apo të lënduar  dhe atyre që kanë probleme shëndetësore.

Ne si Fondacion do të marrim iniciativën për  krijimin e këtij fondi.

Deri në themelim të tijë të gjithë ata që janë të gatshëm të kontribojnë, mjetet mund ti kalojnë në llogarinë e Fondacionit Golden Eagle.

Së bashku për Kosovën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe…