Përurohen investimet për efiçiencë të energjisë në dy objekte në Malishevë

14 mars 2023 | 13:26

Komuna e Malishevës, është njëra prej komunave që ka përfituar disa projekte në kuadër të masave për efiçiencë të energjisë, ku në kuadër të zbatimit të këtyre masave, tashme janë përuruar dy objekte në të cilat kanë përfunduar punimet, objekti i komunës dhe objekti i gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Në përurimin e këtyre dy objekteve ka marrë pjesë drejtori menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), Ahmet Ismaili, zëvendësministri për Ekonomi, Getoar Mjeku, zëvendësshefi i bashkëpunimit të zyrës së BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi, si dhe përfaqësuesi i Bankës Botërore, Redon Begolli, të cilët janë pritur nga kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë.

May be an image of 11 people, people standing and outdoors

Kastrati i ka pritur në takim përfaqësuesit e këtyre institucioneve, të cilët i ka falënderuar për bashkëpunimin dhe përkrahjen për realizimin e këtyre projekteve në komunën e Malishevës.

Po ashtu edhe përfaqësuesit e FKEE-së, Ministrisë së Ekonomisë, BE-së dhe Bankës Botërore, e kanë falënderuar dhe e kanë përgëzuar kryetarin Kastrati për bashkëpunimin e mirë në realizmin e këtyre projekteve dhe kanë thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në fazat tjera të realizimit të projekteve në kuadër të masave për efiçiencë të energjisë.

May be an image of 5 people, people standing, suit and indoor

Më pas, të gjithë së bashku e kanë bërë përurimin e këtyre dy objekteve dhe i kanë parë nga afër investimet dhe realizimin e tyre, në izolim, ngrohje dhe ndriçim, pjesë e masave për efiçiencë të energjisë, të cilat, tashmë kanë ulur përgjysmë koston e shpenzimeve në këto objekte.

Shuma investuese në këto dy objekte është mbi 420 mijë euro ndërsa përfitues direkt parashihet të jenë, vet institucioni i komunës së Malishevës, nxënësit dhe personel i kësaj shkolle dhe mbi të gjitha gjithë qytetarët e Malishevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka…