Përurohet monografia “Arsimi në Bellanicë dhe rrethinë”

03 dhjetor 2023 | 09:10

Veterani i arsimit, Nysret Sertolli, dje në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ismail Qemali” në Bellanicë, ka përuruar monografinë “Arsimi në Bellanicë dhe rrethinë”. Ai zgjodhi ta përurojë këtë libër me rastin e pensionimit.

Për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se pas edukimit të brezave të rinj në shkolla shqipe mbi dyzet vjet, karrierën prej mësuesi po e përmbyll me dy libra. “Bellanica nuk ka pasur monografi. Me shumë mund e përgatita dhe e botova. As arsimi në  Bellanicë nuk ka pasur monografi. Edhe këtë e përgatita dhe e botova. Gjeneratat e reja duhet të mësojnë për punën e vështirë të gjeneratave të vjetra. Duhet t’i kujtojnë dhe t’i nderojnë”, ka thënë Sertolli.

Librin të cilin e ka përgatitur autori është një punë madhështore dhe një shembull i mirë i cili frymëzon dhe nxit të tjerët të shkruajnë për shkollën ku kanë punuar.

Nysret Sertolli me mbi dyzet vjet punë në rolin e edukatorit, punoi me devotshmëri dhe e kreu me përkushtim misionin e shenjtë në fshatin e tij të lindjes. Nuk ka gjë më fisnike sesa të jesh mësues, të mbjellësh dije dhe kulturë te brezi i ri. Këtë e bëri me dashuri e përkushtim mësues Nysret.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mamaja e Macaulay Culkin në ekran, Catherine O’Hara kishte një…