Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në Frashër

19 korrik 2023 | 16:02

Sot është bërë përurimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Frashër, bashkëfinancim i Komunës së Mitrovicës dhe organizatës “Qatar Charity”.

Me rastin e përurimit të kësaj QMF-je, morën pjesë kryetari i komunës, Bedri Hamza, nënkryetari i komunës, Arian Tahiri, drejtori i organizatës “Qatar Charity”, Esam Dabab, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Fahri Shabani, drejtor të drejtorive komunale, asamblistë, drejtori i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni”, Fevzi Sylejmani.

Kjo qendër mjekësore me një ambient tejet modern, punimet e të cilës kanë mbaruar sipas planit dinamik, do të jetë ne shfrytëzim për banorët e Frashërit dhe rrethinës, të cilët tani e tutje do të marrin shërbime efikase në hapësira me standarde të larta e kualitative.

Në fjalimin e tij, kryetari i komunës, Bedri Hamza, tha se çdo herë është kënaqësi për të kur përuron punë të mira, e sidomos në sektorin e shëndetësisë, ku sipas tij dy prioritet kryesore pa i nënvlerësuar të tjerat janë arsimi dhe shëndetësia.

“Sot po e promovojmë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Frashër, me qëllim që të jemi sa më afër qytetarëve dhe të ofrojmë shërbime sa më cilësore. Sa i përket infrastrukturës dhe objekteve shëndetësore jam i sigurt që asnjëherë prej që ekziston shëndetësia primare në Mitrovicë nuk ka pasur kaq shumë investime nga ana e komunës”, është shprehur Hamza.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi,Fahri Shabani, ka potencuar se në kuadër të transformimit pozitiv të gjithanshëm të shëndetësisë primare të Mitrovicës prej sot i bashkohet rrjetit të institucioneve të shëndetësisë edhe Qendra e re e Mjekësisë Familjare në fshatin Frashër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës Evropiane të Hendbollit, Michael Wiederer, dhe sekretari…