Përurohet renovimi i Emergjencës së QKUK-së, Veseli premton rritje të pagave

17 shtator 2018 | 12:35

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadi Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të renovimit të Klinikës Emergjente në QKUK.

Më këtë rast, kryeparlamentari Veseli, është zotuar se do t’i rrisë pagat për punonjësit shëndetësor.

“Qëllimi i kësaj vizite ka një mesazh falënderimi për punonjësit shëndetësorë. Ata kanë bërë një punë të jashtëzakonshme edhe pse nuk kanë pasur kushte të mira. Duhet t’ju dalim përballë këtyre përgjegjësive që i kemi institucionale shtetërore. Unë dhe kryeministri Haradinaj që jemi edhe partnerë të koalicionit do të kujdesemi denjësisht që qytetarët tanë të trajtohen në vendin e vet e mos të kenë nevojë të dalin jashtë shtetit”.

“Do ta përkrahim në çdo aspekt personin shëndetësor. Do t’i ngrisim pagat, por kjo është vetëm një pjesë sepse deri në mesin e vitit të ardhshëm asnjë pacient nuk do të ketë nevojë të blejë barna në mënyrë private”, ka deklaruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim një…