Përurohet salla e sportit në SHFMU “Ibrahim Mazrreku” në Malishevë

17 maj 2021 | 16:50

Sot është bërë përurimi dhe hapja e sallës së sportit në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Ibrahim Mazrreku” në Malishevë. Në ceremoninë e përurimit, krahas nxënësve, mësimdhënësve dhe udhëheqjes së shkollës, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, drejtori për arsim, Blerim Thaçi, drejtori për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Mazrreku, dhe drejtor e zyrtarë tjerë komunal.

Shiritin e përurimit e kanë prerë, nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, drejtoresha e shkollës, Rrezartë Mazreku-Kastrati dhe Adhurim Mazrreku, djali i heroit dhe dëshmorit të kombit Ibrahim Mazrreku, emrin e të cilit e mbanë kjo shkollë.

Nënkryetari Berisha, i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit, për këtë objekt sportiv, i cili ka vlerë të madhe, jo vetëm për zhvillimin e orëve të edukatës fizike, por edhe për zhvillimin e sportit në përgjithësi, pasi nga këtu dalin talentët e sportit, dhe falë investimeve në infrastrukturën sportive, edhe sporti në Malishevë po rritet çdo ditë e më tepër, dhe vetëm këtë vit, disa klube nga qyteti ynë, janë bërë pjesë e ligave superiore.

Drejtoresha e shkollës, Rrezartë Mazreku-Kastrati, pasi i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, tha se ky objekt i sportit, është i ndërtuar sipas standardeve bashkohore dhe i plotëson nevojat për zhvillimin e të gjitha sporteve që zhvillohen në salla të mbyllura. Ajo më pas e ka falënderuar edhe Ministrinë e Arsimit, për këtë investim kapital dhe shumë të rëndësishëm për SHFMU “Ibrahim Mazrreku”.

Fjalë rasti në këtë ceremonia të hapjes së sallës së sportit kanë mbajtur edhe drejtori komunal prë arsim dhe edukim, Blerim Thaçi, ai për kulturë, rini dhe sport, Rexhep Mazreku dhe ish drejtori i kësaj shkolle, Januz Mazreku.

Shkolla “Ibrahim Mazrreku”
“Ibrahim Mazrreku” Malishevë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Prishtina pas plot tetë vitesh e ka rikthyer titullin…