Prishtina do ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në garat ndërkombëtare

17 maj 2021 | 16:46

FC Prishtina pas plot tetë vitesh e ka rikthyer titullin e kampionit në kryeqytet.

Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, do të përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve.

Trajneri i njohur në futbollin tonë, Bylbyl Sokoli beson së skuadra bardhekaltër do të përfaqësojë denjësisht vendin tonë në garat ndërkombëtare.

“Prishtina do ta përfaqësojë denjësisht Kosovën në garat ndërkombëtare”, ka thënë Sokoli në ‘Dueli Sportiv’.

“Nëse shorti do të jetë sikurse vitin e kaluar, ku përball do të jenë skuadra nga Ishujt Faroe, Xhibraltari… mendoj së Prishtina do të ketë sukses, sepse futbolli ynë ka ecur shumë në krahasim më vendet që i përmendur”, theksoi Sokoli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
18.05.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…