Përurohet shkolla e re “Afrim Krasniqi” në fshatin Bardh

04 tetor 2019 | 13:28

Me intonimin e himnit kombëtar dhe atij shtetëror ka filluar programi festiv për përurimin e shkollës së re “Afrim Krasniqi” në fshatin Bardh.

Në këtë ditë festive dhe përuruese, morën pjesë shumë personalitete si nga niveli, komunal dhe ai shtetëror, që nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ku e shoqëronin, nënkryetari, Hajdin Berisha, dhe drejtor të drejtorive si dhe zëvendësministrat në detyrë, Rexhep Mazreku e Vesel Krasniqi, ish-deputeti, Enver Hoti, Shukrije Bytyçi dhe, tani kandidatë për deputetë, shumë prindër, nxënës dhe mësimdhënës.

“Vet emri i kësaj shkolle, që po e përurojmë sot së bashku, flet shumë, sepse ka emrin e dëshmorit të kombit ‘Afrim Krasniqi’, kjo na obligon që të përmbushim amanetin e tyre, për krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, dhe vetëm kështu ne realizojmë dhe i japim kuptim, atdheut, shollës dhe lirisë, pavarësisht, prej disa kritikueseve se në Malishevë, po ndërtohen shumë shkolla, ne do të vazhdojmë t’u krijomë infrastrukturë të mjaftueshme shkollore nxënësve dhe mësimdhënësve tanë, për të arritur nivelet e nxënies me nxënësit evropian”, ka thënë kryetari Begaj.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka theksuar se Komuna e Malishevës, prijnë në nivel vendi për infrastrukturën shkollore dhe, sipas tij, shumë shpejt pritet që mësimi të mbahet në 26 shkolla vetëm me një ndërrim.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës i është bashkuar Mirlinda Maloku-Berkolli,…