Edhe një aderim në AAK

04 tetor 2019 | 13:21

Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës i është bashkuar Mirlinda Maloku-Berkolli, juriste e diplomuar dhe aktiviste e dalluar në vend,.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili tha se bashkë me të do të punojnë për Kosovën e fortë në ekonomi, rend dhe ligj, arsim e shëndetësi.

“Figura të respektuara të shoqërisë, çdo herë e më shumë po e përkrahin konceptin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për Kosovën 100 % shtet. Sot, AAK-së iu bashkua Mirlinda Maloku Berkolli, Juriste e diplomuar dhe aktiviste e dalluar në vend. Bashkë, do të punojmë për Kosovën e fortë në ekonomi, rend dhe ligj, arsim e shëndetësi”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar një person, të dyshuar për…