 
                    Përurohet Shtëpia e Komunitetit në lagjen ‘Mavraj’
                17 janar 2025
                |  15:02
            
        Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka marrë pjesë sot në përurimin e Shtëpisë së Komunitetit në lagjen “Mavraj” në fshatin Saradran.
“Sot në lagjen Mavraj të Saradranit, bashkë me banorët e asaj ane, përuruam Shtëpinë e Komunitetit, një vend i ri për të bashkuar njerëzit dhe idetë si dhe një shtëpi e re për forcimin e lidhjeve tona! Urime banorëve dhe e gëzofshi për festa e gëzime!”, ka shkruar kryetari Ferati në “Facebook”.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        