Përvjetori i ‘Epopesë së Dukagjinit’, Gjini nderon dëshmorët në fshatin Shqiponjë

23 mars 2022 | 14:35

Në prag të përvjetorit të Epopesë së Dukagjinit, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Shqiponjë.

“Sot bëmë homazhe në Shqiponjë, në një nga fshatrat më emblematike të zonës së Dukagjinit. Ky vend ka dhënë shumë luftëtarë të zotë, dëshmorë dhe heronj. Nesër do të jemi bashkë në manifestimin qendror në Gllogjan, aty ku ka nisur Epopeja e Dukagjinit”, ka thënë Gjini.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale mes forcave të UÇK-së dhe forcave të armikut të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj ku hasën në rezistencë të fuqishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anatoli Chubais, këshilltar i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është…