Përzgjedhen 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”

06 shkurt 2024 | 10:51

Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për sportistët, ku këtë herë ka përzgjedhur 42 bursistë “Shpresa Olimpike 2024”.

Bursistët, që vijnë nga 19 sporte olimpike, i takojnë moshës deri në 21 vjet.

Sportistët do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro në muaj për gjatë gjithë vitit 2024.

Përzgjedhja e 40 të tillëve është bërë nga komisioni i sportit, pas nominimeve të dërguara nga federatat, ndërsa dy bursistë u shtuan me propozim të Bordit Ekzekutiv. Listës iu shtua edhe notarja Hana Beiqi, përkundër mos nominimit nga Federata e Notit e Kosovës!

Gjatë vitit të kaluar, KOK kishte ndarë 25 bursa për sportistët e rinj.

➡ https://t.ly/F1u4I

#ShpresatOlimpike2024 #Bursat

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se me shqetësim…