Përzgjedhen pesë kandidatë për Kryeshef të Telekomit

01 dhjetor 2022 | 22:54

Bordi i Drejtoreve të Telekomit të Kosovës në bashkëpunim me Kompaninë Britaneze BDO, e kontraktuar nga Ambasada Britanike në Kosovë, ka përzgjedhur në listën e ngushtë për Kryeshef ekzekutiv të Ndërmarrjes pesë kandidatë.

Kjo është renditja e kandidatëve nga Bordi i Drejtorëve sipas alfabetit e jo sipas poentimit: Blerim Bala, Burbuqe Hana, Kreshnik Domi, Muharrem Shefiku dhe Safije Beseni.

Kujtojmë se katër nga pesë kandidatët janë pjesë e Telekomit, ndërsa njëri nga kandidatët ka qenë pjesë e Telekomit por ishte larguar nga kjo ndërmarrje vite më parë, fjala është për Muharrem Shefikun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Roberto Martinez ka dhënë dorëheqje si trajner i Belgjikës.…