Pesë bomba të pashpërthyera që nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 16 mijë banorë në këtë qytet

20 shtator 2020 | 21:52

Evakuohen 16 mijë banorë në Gjermani, gjenden 5 bomba të pashpërthyera që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo ka ndodhur sot në Murnster të Gjermanisë.

Rreth 16 mijë banorë u evakuuan nga shtëpitë e tyre në qytetin Muenster të Gjermanisë, për shkak të një operacioni të asgjësimit të bombave të Luftës së Dytë Botërore.

Sipas medieve të huaja, evakuimi i qarkut Mauritz në Gjermani u krye pasi u gjetën pesë bomba të pashpërthyera që nga Lufta e Ftohtë.

“Është njëra prej masave më të mëdha të evakuimit në historinë gjermane”, ka thënë ndër tjera kyetari i Bashkisë, Markus Lewe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Australia pritet të vendosë rekord të numrit më të ulët…