Pesë klube të mëdha në garë për Haalandin
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland po kërkohet nga pesë klube të mëdha evropiane. Largimi i sulmuesit norvegjez nga klubi gjerman duket i pashmangshëm në afatin e ardhshëm kalimtar të verës.
Sipas mediumit “Cadena Ser”, në tavolinë janë pesë oferta nga Manchester City, Real Madrid, Barcelona, Bayern Munchen dhe Paris Saint-Germain.
Përveç kësaj, ky medium shton se ka një ofertë të madhe rinovimi edhe nga Dortmundi, por që lojtari nuk e mendon këtë.
Aktualisht, City thuhet se është i pari në listë, por Real Madridi dëshiron të bindë Haalandin që të qëndrojë edhe një vit në Dortmund dhe pastaj të transferohet në “Santiago Bernabeu”.
📻 Así te ha contado @PacojoSER la última hora sobre la situación de Haaland:
📌 Tiene 5 ofertas sobre la mesa (entre ellos, Madrid y Barça)
📌 Los blancos le piden esperar un año más en Dortmund
📌 El City de Guardiola, favorito para fichar al noruegohttps://t.co/p1pG6yXPN6 pic.twitter.com/gzaKdEhb0M— SER Deportivos (@SERDeportivos) February 23, 2022



