Pesë policë të lënduar nga protesta e opozitës në Shqipëri

02 qershor 2019 | 21:35

Protesta e opozitës në Shqipëri ende po vazhdon,  kurse është rritur bilanci i policëve të mbetur të lënduar gjatë shpërthimeve të kapsollave dhe mjeteve piroteknike të cilat u hodhën nga protestuesit tek Kryeministria, si dhe tek Parlamenti në Tiranë.

Si pasojë e shpërthimeve kanë mbetur të plagosur pesë policë.

Katër policë mbetën të lënduar nga shpërthimi i kapsollave, ndërsa një tjetër është goditur me mjete të forta në gjoks.

Po ashtu edhe njëri nga protestuesit është lënduar rëndë por nuk dihet se si ka ardhur deri te lëndimi.

Të gjithë janë në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana tjetër policia ka bërë thirrje për ndalimin e hedhjes së kapsollave.TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Finalja e 67 e Kupës së Shqipërisë i ka buzëqeshur…