Pesë shkolla të reja do të ndërtohen në kryeqytet

11 maj 2023 | 10:45

Përparim Rama ka bërë me dije se Komuna e Prishtinës së bashku me organizatën IFC kanë nënshkruar marrëveshje për nisjen e ndërtimit të pesë shkollave të reja.

Këto pesë shkolla të reja do të ndërtohen në Arbëri, Mati 1, Veternik, Kalabri dhe në Qendër.

“Brenda periudhës dyvjeçare bashkë me IFC-në do të ndërtojmë gjithsej tetë shkolla. Pra do të ketë arsim cilësor, kushte më të mira për arsimtarë dhe nxënës”, ka thënë kryetari Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas…