Pesë të arrestuar në Prishtinë, dy prej tyre janë therur me thikë

18 shkurt 2024 | 10:38

Pesë persona janë arrestuar në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në mes veti janë përfshirë në një përleshje fizike.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, dy prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor.

Tutje thuhet se dy prej të dyshuarve dyshohet kanë marrë plagë nga mjeti i mprehtë thikë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të gjithë të dyshuarit e lartcekur janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Islam Dudaev i ka dhënë një tjetër medalje ari Shqipërisë…