Pesë të arrestuar për rrahje në Fushë Kosovë

26 tetor 2020 | 11:33

Pasditen e së dielës, pesë persona janë rrahur në mes vete në Fushë Kosovë.

Njëri nga të dyshuarit ka sulmuar edhe një femër. Policia e Kosovës ka arrestuar të pesë personat që janë përfshirë në rrahje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët ishin rrahur në mes vete, ku njëri nga të dyshuarit ka sulmuar viktimën femër kosovare. Të dyshuarit pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës pas pranimit të një informate ka kontrolluar…