Pesë të lënduar pas aksidenteve në Shkabaj e Poklek

20 tetor 2019 | 13:31

Pesë persona janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Shkabaj të Prishtinës dhe fshatin Poklek të Drenasit.

Në Shkabaj, policia ka raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture. Si pasoj e aksidentit lindim trupor ka pësuar vozitësi i veturës, i cili është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar.

Ndërsa në Poklek, ka ndodhur aksident trafiku në mes tri veturave civile. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore kanë marrë dy meshkuj dhe dy femra. Të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe sipas mjekut janë jashtë rrezikut për jetë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marc Marquez dhe Honda dominojnë gjithçka në Moto GP! Kampioni…