Marquezi konfirmohet kampion bote në Moto GP (video)

20 tetor 2019 | 13:25

Marc Marquez dhe Honda dominojnë gjithçka në Moto GP! Kampioni i botës fitoi edhe garën në çmimin e madh të Japonisë duke vazhduar me rezultate mjaft të mira. Spanjolli u konfirmua si kampion bote në garën e kaluar, ndërsa tani i jep suksesin dhe skuadrës së tij.

Fitorja i dha të drejtë Hondës të festonte titullin kampion si skuderi për herë të 25 në histori. Një vit perfekt ky për këtë skuderi që nxjerr një pilot kampion, por nga krahu tjetër merr dhe titullin për ekipe.

Vendi i dytë në pistën e Japonisë i takoi Fabio Quartararos që zhvilloi një garë të mirë. Dovizioso doli i tretë. Ai nuk ia doli të renditej më lart. Valentino Rossi zhgënjen sërish. Legjenda e këtij sporti u tërhoq në xhirot e fundit, pasi doli nga pista për shkak të një gabimi në drejtim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka dërguar një letër pa nënshkrimin…