Pesë të ndaluar për plagosjen në Podujevë

01 maj 2024 | 20:40

Policia e Kosovës ka konfirmuar se pesë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës ku 4 persona mbetën të plagosur e 1 prej tyre në gjendje më të rëndë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet tha se rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Deri tani, nga ana e prokurorit të shtetit, masë e ndalimit (48 orë) është shqiptuar për pesë persona të dyshuar dhe rasti është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasojat e ditës së parë të punës i vuajti për…