Pesë të vdekur nga Covid-19 në Shqipëri

24 janar 2021 | 16:24

Pesë persona kanë vdekur në Shqipëri si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit. Autoritetet shqiptare kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë infektuar 833 persona.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shëruar 506 pacientë, duke çuar numrin total në 43 890 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht, në katër spitalet për Covid-19 janë duke u trajtuar 286 pacientë, 18 në terapi intensive dhe tre të intubuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë…