KQZ-ja do t`i respektojë vendimet e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme

24 janar 2021 | 16:20

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë me dije se ky institucion do të veproj në përputhje me vendimet e institucioneve tjera në lidhje me certifikimin listave zgjedhje tw partive politike.

Ai ka deklaruar për “Epokën e re” se KQZ-ja do të respektojë vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ZAP-in dhe të Gjykatës Supreme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur shqyrtimin dhe vendosjen e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sigurisht se do të veprojë në përputhje me vendimet e institucioneve tjera, në këtë rast PZAP-in, por edhe Gjykatën Supreme”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ky xhirim është dëshmi e dhunës brutale që përdori policia…