Pesëmbëdhjetë të vrarë në Teksas, 14 nga ta nxënës

24 maj 2022 | 23:55

Katërmbëdhjetë fëmijë dhe një mësues u vranë gjatë të shtënave në një shkollë fillore në Teksas të martën, tha guvernatori Greg Abbott.

Sulmuesi, 18-vjeçar po ashtu ka vdekur, tha guvernatori. Sulmuesi, një banor lokal, hapi zjarr në shkollën fillore Robb në Uvalde, qytet që gjendet afër 136 kilometra në perëndim të San Antonios.

“Ai qëlloi me armë dhe vrau në mënyrë të pakuptueshme 14 nxënës dhe një mësues”, tha guvernatori.

Sulmuesi, banor lokal, hyri në shkollë duke bartur një armë zjarri, me gjasë një pushkë, dhe hapi zjarr, tha Abbott. Ai tha se sulmuesi me gjasë u vra nga zyrtarët policorë, por ende janë duke u zhvilluar hetime për të qartësuar këtë ngjarje, raporton Rel.

Spitali Uvalde Memorial tha më herët se 13 fëmijë ishin transportuar me ambulancë ose autobus dhe një tjetër spital tjetër raportoi se një grua 66 vjeçe ishte në gjendje kritike. Ende është e paqartë sesa persona janë të plagosur nga të shtënat.

Shkolla ku ndodhi të shtënat ka afër 600 nxënës. Autoritetet thanë se të gjitha shkollat në këtë zonë u mbyllën pas të shtënave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri i…