Pesëvjeçari nga Lipjani lirohet nga QKUK-ja, merret nga QPS-ja në Gjakovë
16 prill 2026
| 11:59
Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili ishte keqtrajtuar nga prindërit e tij është liruar nga Klinika e Pediatrisë në QKUK dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Këtë e ka konfirmuar për “Ekonomia Online” zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
Sipas saj, fëmija tashmë është marrë nga Qendra për Punë Sociale në Gjakovë. “Në përgjigje të pyetjeve të parashtruara, bazuar në të dhënat zyrtare nga Klinika e Pediatrisë, ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e fëmijës është stabile. Fëmija është liruar nga Klinika e Pediatrisë gjatë ditës së djeshme. Është marrë nga QPS-ja në Gjakovë”, ka thënë ajo



