Peskov: Shumica e rusëve janë pro luftës në Ukrainë

29 qershor 2023 | 16:03

Kremlini pretendon se sipas të dhënave të tij ka mbështetje të fortë mes rusëve për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve mbi një sondazh të atyre që favorizojnë negociatat për t’i dhënë fund operacionit ushtarak 16-mujor të Rusisë në Ukrainë dhe atyre që favorizojnë vazhdimin e konfliktit.

“Të dhënat që kemi tregojnë diçka krejtësisht të ndryshme, mbështetje dërrmuese për operacionin special ushtarak dhe për presidentin”, tha Peskov.

“Çështja kryesore për rusët është arritja e qëllimeve tona, të cilat u formuluan nga presidenti”, tha Peskov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka reaguar në…