Petkoviqi pas takimit në Bruksel: Çështja e dinarit duhet të zgjidhet në nivel politik

27 shkurt 2024 | 16:14

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, ka theksuar se takimi i sotëm ishte i vështirë, duke shtuar se me praninë e tij Beogradi ka treguar se është i gatshëm t’i zgjidhë problemet përmes dialogut dhe se Serbia si palë përgjegjëse do të bëjë gjithçka që të arrihet një zgjidhje nga bisedimet në Bruksel.

Pas takimit me përfaqësuesit e BQK-së në Bruksel, ai ka thënë se delegacioni nga Beogradi ka vepruar me përgjegjësi dhe arsyetim, duke theksuar vendimet katastrofike të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për ndalimin e dinarit dhe rrjedhimisht ndalimin e pagave, pensioneve dhe përfitimeve sociale jo vetëm për serbët po edhe për komunitetet tjera që jetojnë në Kosovë.

Ai ka thënë se Beogradi me prezencën e tij ka treguar seriozitetin dhe synimin për të gjetur zgjidhje, për dallim nga Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi, i cili nuk është paraqitur.

Ai ka theksuar se është e qartë se vendimi i njëanshëm i autoriteteve në Kosovë dhe BQK-së nënkupton kërkimin e një zgjidhjeje që kërkon një nivel politik të diskutimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka…