Petrit Selimi: Disa diplomatë kanë vlerësuar si hap të duhur kushtet e Kurtit për Asociacionin

04 shkurt 2023 | 14:19

Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka bërë me dije se kushtet e kryeministrit Albin Kurti për formimin e Asociacionit janë mirëpritur nga disa vende.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka treguar se për këtë çështje ka biseduar me disa diplomatë të vendeve që e njohin pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, ata kanë vlerësuar se gjashtë pikat e Kurtit për Asociacionin janë hap në drejtimin e duhur.

“Një numër diplomatësh nga shtetet që mbështesin sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës me të cilët kam folur thonë që “6 pikat” janë “hap në drejtimin e duhur”, ka shkruar Selimi.

Ai ka bërë me dije se shumica e pikave janë të ngulitura në planin franko-gjerman.

Selimi ka vlerësuar se koha është shumë e rëndësishme në këtë drejtim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund ka rikthyer në…