Petrit Selimi: Serbia dhe Rusia po ndikojnë në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, sikur në Malin e Zi

23 janar 2024 | 18:15

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, është shprehur i bindur se Serbia dhe Rusia po ndikojnë në mënyrë aktive mbi procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut të cilat pritet të mbahen në maj të këtij viti.

Diplomati kosovar beson se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut mund t’i ngjasojnë atyre në Mal të Zi, meqë Serbia kishte pasur ndikim në zgjedhjet në shtetin bregdetar.

“Paria e majtë ekstremiste maqedonase etnike dhe partia islamike shqiptare etnike, por mund të luajnë një rol kyç. Mund të kemi një Mal të Zi 2.0”, ka shkruar Selimi në platformën sociale, X.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një deklaratë të fundit, Elon Musk, CEO i Space…