Petritsch: Kthesa që po e bën Serbia me planin franko-gjerman ndaj Kosovës është e besueshme

26 janar 2023 | 15:15

Ish-përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch, e ka konsideruar krejtësisht të besueshme një kthesë të mundshme të Serbisë mbi politikën e saj ndaj Kosovës.

“Këtu po përgatitet një hap jashtëzakonisht i vështirë për palën serbe”, ka thënë ai në një intervistë për “APA”-në.

Petritsch ka thënë se ishte mjaft optimist me planin e fundit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është arritur në të vërtetë pika ku gjërat do të ndryshojnë realisht”, është shprehur ai.

Sipas Petritsch, kompania e të cilit ka kryer shërbime lobimi për palën serbe, presidenti i Serbisë e ka kuptuar se tani është koha për të lëvizur, ndërsa në të njëjtën e kohë ai (Vuçiq), e ka shtuar presionin që të lëviz edhe Kurti, hapat e të cilit priten tani.

Ai ka thënë se çështjet mund të shtyhen përpara kur bashkohen evropianët me amerikanët.

“Edhe një herë doli se ka përparim kur evropianët dhe amerikanët bashkohen dhe ky është rasti tani”,  ka thënë Petritsch.

Petritsch ishte i dërguar i posaçëm për Kosovën në vitet 1998-1999, kryenegociatori i BE-së në bisedimet e paqes për Kosovën në Rambuje dhe Paris (1999) dhe më pas përfaqësues i lartë për Bosnje dhe Hercegovinë (1999-2002).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur…