Petrol Company: S’ka vend për panik, derivate ka mjaftueshëm

10 mars 2022 | 11:39

“Petrol Company” përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nuk ka arsye për panik pasi që ka filluar stabilizimi i furnizimit dhe që do të ketë mjaftueshëm derivate.

Këtë njoftim e “Petrol Company e ka bërë përmes llogarisë së vet ë “Facebook”.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë,

Pas një avarie në tregjet ndërkombëtare, për arsye të luftës në Ukrainë, gjë e cila destabilizoi shumë çmimet e karburanteve edhe në Kosovë, lajmet e mira po vijnë.

Pasi që Be-ja nuk iu bashkëngjit SHBA-së për vënien e sanksioneve të naftës ndaj Rusisë, SHBA është dashur të rrisë prodhimin vetanak për atë sasi dhe nga dje Emiratet e bashkuara Arabe janë pajtuar që të rrisin prodhimin, gjë që po pritet mirë edhe nga OPEC.

Dje dhe sot kemi rënie të çmimeve dhe stabilizim të furnizimeve, prandaj “Petrol Compnay” Sh.p.k. u bënë thirrje që të jeni të qetë rreth çështjes së derivateve sepse do të ketë mjaftueshëm dhe me çmime të normalizuara.

Meqenëse ka ndryshime në arenën ndërkombëtare, nuk pritet që çmimi të rritet në 3.50 €uro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz,…