Petrovci i quan “katunarë” mërgimtarët që nuk ua mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve të tyre

07 tetor 2023 | 10:02

Aktori dhe regjisorii njohur, Enver Petrovci së fundmi ka bërë një deklaratë për mërgimtarët.

Aktori kosovar ka thënë se ata të cilët nuk ua mësojnë gjuhën shqipe fëmijëve të tyre janë katunarë provincional.

“Ata janë katunarë, provincial”, tha Petrovci në T7.

Fatkeqësisht ka shumë familje që fëmijët e tyre nuk flasin fare gjuhen shqipe, madje edhe në pushimet e tyre gjatë verës ata flasin pothuajse të gjithë në gjuhen që mësojnë në shkollat nga shtetet ku jetojnë.

Ndoshta edhe ambasadat dhe konsulatat shqiptare janë fajtor për këtë situate sepse sipas informatave që i sjellin mërgimtarët, ata asnjëherë nuk kontaktohen e as nuk ftohen për tu pyetur për vështirësitë apo nevojat e mërgimtarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në AlbiMall Superligën e Kosovës zhvillohen tre ndeshje interasante,…