Pezullohen tre zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë

30 mars 2018 | 14:39

Ministria e Shëndetësisë  (MSh) ka njoftuar se ka pezulluar tre zyrtarë të saj për shkak të dyshimeve se kanë keqpërdorur avanset.

“Me qëllim të parandalimit të çfarëdo komprometimit të procesit të hetimeve nga organet përkatëse, për dyshimet mbi avanset e pambyllura (1 janar 2016 -31 mars 2017), bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masën e pezullimit të parandalues ndaj tre zyrtarëve të saj, deri në zbardhjen e këtij rasti. MSh-ja nuk dëshiron të paragjykojmë epilogun e këtij procesi dhe as fajësinë apo pafajësinë e të pezulluarve”, është thënë në njoftimin e MSh-së.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka filluar auditimin e këtij procesi nga Njësia e brendshme e auditimit e MSh-së, si dhe në bazë të kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, është deponuar e gjithë lënda në këtë agjenci.

Kjo ministri ka theksuar se do të ofrojë bashkëpunimin e plotë për të gjitha organet e drejtësisë, që çështja e avanseve të pambyllura në AKPPM dhe në Ministrinë e Shëndetësisë të hetohet dhe të trajtohet konform përgjegjësive të institucioneve dhe ligjeve në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore…