Pezullohet nga puna punonjësi i laboratorit të QKMF-së në Ferizaj

19 korrik 2018 | 15:11

Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Ferizaj, Besnik Berisha, në ambientet e Barnatores së re qendrore të QKMF-së, ka prezantuar disa nga rezultatet e punës së kësaj drejtorie.

Gjatë këtij prezantimi, ai ka bërë me dije lajmin për pezullimin nga puna të punonjësit A.S. të laboratorit të QKMF-së në Ferizaj për dyshimet e marrjes së ryshfetit.

Në këtë kontekst, Berisha ka inkurajuar qytetarët ferizajas që të denoncojnë rastet e tilla të keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ana e stafit shëndetësor.

Ai ka theksuar se qeverisja e kryetarit Agim Aliu është e vendosur në luftimin e kësaj dukurie kudo në organet komunale.

Më tutje, ai ka thënë se janë shënuar edhe disa të arritura të tjera në fushën e shëndetësisë siç është vendosja e kamerave në emergjencën primare, proces ky që do të shtrihet në të gjitha institucionet shëndetësore në Ferizaj si dhe zhvendosjen e Barnatores Qendrore në objekt të ri, ku plotësohen kushtet e ruajtjes së produkteve farmaceutike sipas standardeve më të larta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës, gjegjësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, Drejtoria e…