Pezullohet puna në zyrat e QRA-së në Gjilan

16 nëntor 2020 | 11:26

Qendra  e Regjistrimit të Automjeteve dhe zyra për vulat apostile në Gjilan pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë, për shkak të pandemisë Covid-19.

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Gjilan, disa zyrtarë të kësaj Qendre kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim që Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe zyra për vulat apostile në Gjilan të pezullojnë ofrimin e shërbimeve me palë.

Deri në njoftimin tjetër, të gjitha shërbimet e regjistrimit të automjeteve mund të bëhen në Qendrat për Regjistrimin e automjeteve të rajonit përkatës, ndërsa shërbimet e vulave apostile do të bëhen në komunat; Prishtinë,  Pejë dhe Mitrovicë.

Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve të Gjilanit, thuhet në njoftimin për medie nga Ministria e Punë të Brendshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet lokale janë mbajtur të dielën në Bosnjë dhe Hercegovinë,…