Pezullohet vaksina australiane, pas marrjes së injeksionit, vullnetarët rezultonin me SIDA

11 dhjetor 2020 | 15:37

Eksperimentimet e vaksinës australiane S-Spike, e ideuar nga universiteti i Quinsland, janë pezulluar për shkak të një problemi të rëndë diagnostikimi te personat që e kanë testuar vullnetarisht.

Disa prej tyre, sipas deklaratës së vetë universitetit, pas vaksinimit rezultonin si të prekur nga HIV. Rezultati i analizave ishte në fakt një fals pozitiv, e shkaktuar nga vetë teknologjia e përdorur për vaksinën.

Vaksina S-Spike përbëhet nga dy fragmente të një proteine që ndodhet në virusin HIV, që përdoren për të mbajtur bashkë pjesën kryesore të SARS-COV-2 dhe t’i mundësojë sistemit imunitar identifikimin.

Autorët e vaksinës specifikojnë se asnjë pacientë nuk ishte me të vërtetë i infektuar nga HIV, madje që rezultatet kundrejt SARS-COV-2 ishin mjaft të mira.

Qeveria australiane kishte porositur rreth 52 milionë doza të vaksinës dhe pas dështimit të saj ka deklaruar se do të rrisë sasitë nga kompani si Astra Zeneca dhe Novavax.

Ndërkohë, dy kompani të mëdha si francezja Sanofi dhe britanikja Gsk kanë deklaruar se vaksina e tyre kundër pandemisë mund të jetë e gatshme vetëm në fund të vitit 2021. Arsyeja, sipas tyre, është përgjigjja e dobët te moshat e mëdha, e cilësuar si e pamjaftueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oriola Marashi vazhdon të jetë njëra ndër modelet më të…