‘Pfizer’-i do të prodhojë përgjysmë më pak vaksina këtë vit

04 dhjetor 2020 | 13:56

Problemet në zinxhirin e furnizimit më lëndën e parë për prodhimin e vaksinave kundër koronavirusit, e kanë detyruar kompaninë “Pfizer” që të ulë objektivin e saj të prodhimit për këtë vit, ka thënë një zëdhënëse e “Pfizer”-it për “Reuters”.

“Pfizer”-i ka thënë në javët e fundit se parashikon prodhimin e 50 milionë dozave të vaksinës Covid-19 këtë vit. Kjo shifër është përgjysmë më e ulët se ajo që ishte paraparë më herët prej 100 milionë dozash.

Vaksina e “Pfizer”/ “BioNtech” është paraparë të injektohet me dy doza, që do të thotë se 50 milionë doza janë të mjaftueshme për të vaksinuar 25 milionë njerëz.

Zëdhënësja ka përmendur vonesat në rezultatet nga prova klinike të “Pfizer”, si një arsye për numrin më të vogël të dozave, që pritet të prodhohen deri në fund të vitit 2020.

“Wall Street Journal” ishte i pari që e kishte raportuar lajmin. Gazeta ka raportuar se një person i paidentifikuar, i përfshirë drejtpërdrejt në zhvillimin e vaksinës të “Pfizer”-it ka thënë se “disa sasi të lëndëve të para nuk arritën të përmbushin standardet”, gjë që shkaktoi vonesa të prodhimit.

“Pfizer”-i ka aplikuar në nëntor për autorizimin emergjent për vaksinën e saj kundër Covid-19 nga rregullatorët e ShBA-së. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ata presin që vaksina e saj të marrë miratimin këtë muaj.

Rregullatorët në Britaninë e Madhe kanë autorizuar tashmë vaksinën e “Pfizer”-it për përdorim në atë vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javën që vjen, më saktësisht më 10 dhjetor, pritet të…