Pfizer pranon se ka prodhuar variante të koronavirusit për të testuar ilaçin antiviral

30 janar 2023 | 19:02

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer ka pranuar se ka prodhuar variante rezistente ndaj trajtimit të koronavirusit për të testuar ilaçin e saj antiviral.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, Pfizer tha se nuk kishte kryer kërkime mbi “fitimin e funksionit” – një praktikë në të cilën shkencëtarët rrisin fuqinë e viruseve.

Megjithatë, gjigandi farmaceutik pranoi se ka kombinuar “proteinat spike” të varianteve të reja të virusit me llojin origjinal të Covid për të testuar vaksinat, por gjithashtu krijoi mutacione të virusit për të testuar Paxlovid, një ilaç antiviral kundër Covid-19.

Në një numër të kufizuar rastesh, një virus i tillë mund të projektohet për të lejuar vlerësimin e aktivitetit antiviral në qeliza, tha kompania, duke vënë në dukje se procesi u krye në një laborator të sigurt.

Ata shtuan se synonin të krijonin “shtameve rezistente të virusit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti kroat Milanoviq kritikoi vendet perëndimore duke thënë se Rusia…