Phillipsi huazohet në West Ham

26 janar 2024 | 14:32

Kalvin Phillips është lojtar i ri i West Ham United. Mesfushori anglez largohet nga Manchester City dhe kalon në West Ham në formë huazimi.

“West Ham United është i kënaqur të konfirmojë afrimin e mesfushorit anglez Kalvin Phillips në huazim deri në fund të sezonit 2023/24. 28-vjeçari  vjen nga Manchester City dhe mund të bëjë debutimin e tij në ndeshjen e së enjtes në Premier Ligë me AFC Bournemouth”, thuhet në njoftimin e West Hamit.

Phillipsi asnjëherë nuk arriti të gjejë hapësira në formacionin e Pep Guardiolës, prandaj edhe vendosi të largohet nga City.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po përballet me një…