Pikë të reja për Prishtinën e Dritën

17 mars 2019 | 19:57

Të dielën janë luajtur edhe dy ndeshje të javës së 12-të të Superligës së hendbollisteve.

Në kryeqytet Prishtina fitoi bindshëm ndaj Samadrexhës me rezultat 37:13. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:8 në të mirë të skuadrës prishtinase. F. Prelvukaj shënoi 9 gola për Prishtinën, ndërsa Sh. Fazlia realizoi 7 gola. Te Samadrexha Q. Basholli e A. Maloku shënuan nga 4 gola.

Prishtina është e katërta me 18 pikë kurse Samadrexha renditet në vend të gjashtë me 10 pikë. Në Gjilan u takuan Drita e Vëllaznimi kurse fitore shënoi skuadra nikoqire me rezultat 29:15. 13:8 në të mirë të Dritës ishte rezultati pas pjesës së parë. Drita është e shtata me 8 pikë kurse Vëllaznimi i nënti me 2 pikë.

Vokshi shënoi 9 gola për Dritën, ndërsa Radoniqi realizoi 8 për Vëllaznimin. Ndeshja në mes të Kastriotit e Jusuf Gërvallës luhet të mërkurën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe…