Produktet e kompanive të Republikës së Kosovës pjesë e panairit për verëra në Gjermani

17 mars 2019 | 19:36

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë – KIESA ka orgnizuar paraqitjen shtetërore në një ndër panairet më të mëdha ndërkombëtare për verëra ProWein në Dyseldord, Gjermani, ku po promovohen verërat kosovare. 

Ky është edicioni jubilar, viti i 25-të i organizimit të panairit më të madh në botë për verëra ProWein.

Në këtë paraqitje shtetërore nën brendin e njohur globalisht “Kosovo Ready For You” produktet e tyre po i promovojnë pesë kompani kosovare: Bodrumi i Vjeter, Stone Castle, Illyrian Winery, Kosova Wine, Suhareka Wine.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se në shtandin e Kosovës, blerës, distributorë dhe agjentë shitjesh nga anembanë bota po njoftohen nga afër me produktet e kompanive kosovare dhe njëherësh po degustojnë verërat kosovare. 

“Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare të njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare në fushën e verarisë dhe të lidhin marrëveshje eksporti me blerës, distributor dhe agjent shitjesh ndërkombëtar”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” ministri Shala.

Panairi “ProWein2019” është i hapur gjatë 17–19 mars 2019, shtandi i Kosovës nën organizimin dhe menaxhimin e KIESA-s, është në Hall 15 / K23.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea pësoi humbje nga Evertoni (2-0), në ndeshjen e zhvilluar…