Pilotët e pavaksinuar nuk do të lejohen të garojnë në Melburn

21 janar 2022 | 16:37

Rasti i tenistit Novak Djokoviq, që u përjashtua nga Australia pasi nuk ishte i vaksinuar, duke mos luajtur në grand slam, duket se ka vënë para përgjegjësisë organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Australisë në Formula 1. Ata janë shprehur se nuk do të lejojnë që ajo që ndodhi një javë më parë me tenistin serb të përsëritet me pilotët në garën që do të zhvillohet në mesin e prillit në Melburn.

“Në Australi nuk janë zhvilluar dy garat e fundit të Formulës 1 dhe gjatë kësaj kohe janë zhvilluar 41 gara që kanë pasur dinamikën e historinë e tyre në lidhje me pandeminë Covid-19. Çdo shtet ka rregullat e tij dhe Formula 1 ka treguar se di të veprojë, duke garantuar vijimin e kampionatit. Gjithsesi, ne kemi rregullat tona dhe çdo personel që do të hyjë në Australi duhet të jetë i vaksinuar”.

Ka qenë kjo deklarata e bërë nga Andrew Westacott, shefi i garës së Australisë në

Formula 1, e cila në prill do të zhvillohet në Melburn Park. “Të gjithë duhet të jenë të vaksinuar, pilotët dhe stafi. Të gjithë ata që do të dalin pozitivë pas mbërritjes nuk do të lejohen të qëndrojnë në bokse. Kjo vlen edhe për MotoGP”, u shpreh Andrew Westacott.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
22.01.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Ferizaj 1.…