Piloti i British Airways thyen rekordin, del nga spitali pas 243 ditësh si pasojë e Covid

19 janar 2021 | 21:03

Një pilot i British Airways ka thyer një rekord, pasi qendroi 243 ditë në spital me koronavirus. Më në fund, ai është kthyer në shtëpi.

Babai i dy fëmijëve, Nicholas Synnott, 59 vjeç, u shtrua në një spital të Teksasit në Mars dhe tani po rimerr forcë me gruan Nicola, 54 vjeçe, një administratore shkolle që kalonte çdo ditë në shtratin e burrit të saj, shkruan DailyMail.

Ai kishte pësuar ndalim të frymëmarrjes dhe u trajtua me një ventilator dhe më pas sipas mjekëve filloi shërimi. l.k/abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shejh Moza bint Nasser ose gruaja e Emirit të Katarit…