“Pini vodka dhe bëni sauna”, thirrja e presidentit që nuk e sheh Covid-19 si kërcënim

30 mars 2020 | 15:05

Në shtetin e  Bjellorusisë janë vendosur shumë pak masa për koronavirusin. Presidenti i këtij vendi i bën thirrje njerëzve që të pinë votka, të shkojnë në sauna 2 herë në javë dhe të merren me sport.

Gjatë një ndeshje hokeji ai i konsideron masat e marra në të gjithë botën për koronavirusin mjaft absurde, gjithashtu edhe mbylljen e kufijëve.

Presidenti Alexander Lukashenko ditën e shtunë dha një deklaratë, ku shpreheshe se sporti është anti-virusi më i mirë për koronavirusin dhe është më mirë të vdesësh duke qëndruar në këmbë sesa të jetosh në gjunjë.

Bjellorusia është një nga vendet më numrin më të vogël të të infektuarëve, ku deri më tani janë shpallur vetëm 94 raste të infektuar nga 9.5 milion njerëz që jetojnë në ish-kombin Sovjetik.

/Ora News.tv/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Basketbollit në Kosovë, Arben Fetahu ka…