Pioli: Gjithnjë dua ta shoh këtë Milan

08 nëntor 2023 | 11:38

AC Milan ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve me rezultat 2-1.

Ky trepikësh rikthehen qetësinë në shtëpinë e “djallit”, por Pioli kërkon të këtë vazhdimësi të fitoreve.

“Është e qartë që dëshiroj të shoh gjithnjë këtë Milan. Këto ndeshje tregojnë shumë gjëra. Vuajtëm, ata kishin kontrollin e topit, por ne kishim raste edhe për të shënuar ndonjë gol më shumë. Kemi bërë një hap të rëndësishëm përpara, por ky grup do të vendoset në ndeshjen e fundit”, ka thënë Pioli.

“Tani kemi ndeshjen direkte me Dortmundin që është përpara nesh me pikë, mund të jetë përcaktuese. Leao? Ky duhet të jetë standardi i tij. Mund të jetë një kampion, por kjo varet vetëm nga ai. Bëri një ndeshje të shkëlqyer, ashtu si të gjithë”, ka shtuar Pioli.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
HOME COFFEE & MORE SH.P.K, dhpall te pavleshme certifikaten e…