Pioli: Milani gjithmonë kërkon ta mposhtë Juven

20 shtator 2021 | 16:56

Juventusi dhe Milani barazuan me rezultat 1-1 në “Allianz Stadium”. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, u shpreh se Milani gjithmonë kërkon që ta mposhtë Juventusin.

“Ne erdhëm këtu për ta fituar ndeshjen. Juventusi luajti më mirë në 20 minutat e parë, ishte më determinues dhe më i fokusuar, por ne shkuam duke u përmirësuar dhe duke krijuar shanse të mira, prandaj në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë. Si gjithmonë, Milani nuk e humbi asnjëherë dëshirën për fitore, karakterin dhe grintën dhe e kërkuam fitoren gjatë gjithë ndeshjes”, ka thënë Pioli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katastrofat natyrore kanë detyruar më shumë se 100.000 mijë njerëz…